Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ky është këngëtari që nuk pa ditë të mira në komunizëm, e larguan nga skena dhe e burgosën
Këngëtar si ai, edhe botës i vijnë pak në çdo brez, por në Shqipëri bënë çmos ta largonin nga skena, t’i ndalonin zërin në radio dhe ta çonin në burg. Ishte koha kur Bibla të bënte mëkatar dhe Fishta, fashist. Ishte koha kur njerëzit dënoheshin me akuza qesharake që, po të mos ishte për dhimbjen që shkaktonin, të shkrinin gazit. Kujto.al sjell dëshminë për tri seancat e gjyqit që i paraprinë burgosjes së këngëtarit lirik, mbështetur në librin “Legjendat nuk vdesin”që ish-studenti dhe miku i tij, Loro Sata, i ka kushtuar Lukë Kaçajt. Jemi në korrikun e vitit 1973. Nuk kishin kaluar as dy muaj që nga 28 maji, kur Lukë Kaçajt iu vunë prangat në shkallët e Institutit të Lartë të Arteve. Siç shkruan Loro Sata,...