Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Alarm në Turqi, biznesmen i famshëm zhduket në Mykonos, jahti i tij luksoz gjendet i shkatërruar
Autoritetet turke kanë ngritur alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është i zhdukur që prej mbrëmjes së së shtunës, kur u nis me jahtin e tij “Graywolf” nga qyteti bregdetar i Yalovës me destinacion ishullin e në Greqi. Pak orë më vonë, jahti luksoz u gjet i dëmtuar rëndë dhe gjysmë i mbytur pranë ishullit Prokonisos në Detin e Marmaras, nga rojet bregdetare turke. Alarmi u dha nga familjarët e Yukay, të cilët humbën kontaktet me të menjëherë pas nisjes së udhëtimit. Roja bregdetare turke u njoftua zyrtarisht në orën 23:40 të së hënës. Të nesërmen, rreth orës 14:30 pasdite, një anije tregtare raportoi se kishte dalluar mbetje të një anijeje në det të cilat më vonë u identifikuan si...