Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk do të punoja kurrë me ta”, Liam Neeson zbulon kolegët ‘e bezdisshëm’
Për Liam Neeson, një nga aftësitë më të mira që duhet të ketë një aktor është përpikëria. Në një intervistë për Rolling Stones, ylli i kinemasë i cili po promovon filmin e tij të ri, “The Naked Gun”, ku luan krah Pamela Anderson, foli rreth aftësive që ka fituar gjatë karrierës. Ai nuk hezitoi ‘të qortonte’ një kategori të caktuar kolegësh pasi tha se “nuk do të punonte kurrë” me ta. “Me aktrimin, je gjatë gjithë kohës duke zbuluar. Më kupton ç’dua të them? Nuk ndihem kurrë sikur ia kam dalë. Ka gjithmonë gjëra për të mësuar, me aktorë dhe aktore të ndryshëm që punon, si dhe me regjisorë të ndryshëm. Siç thashë më herët, thjesht përpiqem të jem i vërtetë. Dhe të mbërrij në kohë. Kjo është...