16 vatra zjarri gjatë 24 orëve, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

16 vatra zjarri gjatë 24 orëve, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

16 vatra zjarri janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 14 prej këtyre vatrave janë shuar, ndërsa ka mbetur aktive një vatër, ndërsa një tjetër është nën monitorim. Ministria njofton se vatra e cila është ende aktive është në fshatin Dhores në bashkinë Skrapar, ndërsa vatra e cila po monitorohet është në Gurë-Lurë në bashkinë Dibër. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga Forcat e Armatosura. Zjarre të shuar: Në malin e Allushit, Bulqizë; Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë; Në fshatin Gumenicë,  bashkia Selenicë Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë; Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë; Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë; Në lagjen Nr. 2,...