E “shiti” Berishën si “pensionist” te DASH, lobisti korrigjon raportin: Aktiv në politikë, por t’i hiqet ‘non grata’ se s’ka post qeveritar

E “shiti” Berishën si “pensionist” te DASH, lobisti korrigjon raportin: Aktiv në politikë, por t’i hiqet ‘non grata’ se s’ka post qeveritar

Sali Birisha TIRANË- Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit, “Continental Strategy”, ka ndryshuar letrën që i dërgoi Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ku kërkonte heqjen e statusit "non grata" për liderin demokrat Sali Berishën, me argumentin se nuk ishte më një figurë politike. Mirëpo, lobistët e Berishës kanë ndryshuar variantin e parë të letrës. Tashmë, "Continental Strategy" e quan Berishën aktiv në politik, por jo në Qeveri. Në raportin e korrigjuar, të siguruar nga Top Channel, kompania lobuese insiston se statusi "non grata" nuk e ishte e justifikuar, teksa heqja e kësaj shpalljeje është në interesin e SHBA dhe popullit shqiptar.  “Ky raport i korrigjuar rregullon një version të mëparshëm. Versioni i korrigjuar tani pasqyron saktësisht që, ndonëse z. Berisha...