19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, nënkomisar F. K., pas publikimit të videos ku shfaqet 19-vjeçari L. B., me këmbën e thyer, teksa shoqërohet nga policia pranë Parlamentit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin. Paralelisht, është ngritur një grup i posaçëm për të verifikuar veprimet e punonjësve të policisë gjatë protestës dhe respektimin e procedurave standarde të punës. Reagim i Policisë së Shtetit: Në lidhje me videon e publikuar në media, ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit për...