KUMANOVA nuk duhet të heshtet

KUMANOVA nuk duhet të heshtet

Nga Luçiano Boçi Në një vend ku historia e dhimbjes dhe e ndarjes etnike ende pulson në çdo rrugë, stadium dhe institucion, të dëgjosh sot në vitin 2025 , thirrje për “dhoma gazi për shqiptarët” e “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, është një tronditje që s’mund të relativizohet. Por më tronditëse se vetë thirrjet fashiste, është relativizimi i ngjarjes nga ata që kanë përgjegjësi e akoma me keq heshtja e faktorit politik maqedonas aty ku ka ndodhur. Në qytetin e ndjeshëm të Kumanovës, nën sytë e autoriteteve, u lëshuan slogane që i përkasin epokës së errësirës naziste. Këto nuk janë “emocione sportive”. Nuk janë “gabime të “të rinjve”. Janë akt kriminal. Janë gjuhë genocidale. Janë kërcënime direkte ndaj jetës dhe ekzistencës së një...