Tragjedi në koncertin e ‘Oasis’, 40-vjeçari bie nga stadiumi dhe humb jetën

Tragjedi në koncertin e ‘Oasis’, 40-vjeçari bie nga stadiumi dhe humb jetën

Yjet e Britpopit, Oasis, thanë të dielën se anëtarët e tyre janë “të tronditur dhe të trishtuar” pasi një burrë u rrëzua dhe vdiq gjatë një koncerti të grupit në stadiumin Wembley të Londrës. Tragjedia ndodhi të shtunën në mbrëmje dhe raportet thonë se fansi ra nga kati i sipërm i stadiumit me kapacitet 90,000 vende.  “Oasis dëshiron t’u shprehë ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të personit të përfshirë”- ka thënë në një deklaratë për mediat grupi legjendar. Ndërkohë policia e cila ka konfirmuar lajmin të dielën tha se të pranishmit në stadium duhet të tregohen të gatshëm për të ndihmuar policinë nëse kanë ndonjë pamje filmike nga momenti kur ka ndodhur rënia e 40-vjeçarit i cili humbi jetën në vend. Koncerti i së shtunës në mbrëmje ishte...