Denoncimi/ “Big Market” i Vullnet Sinajt përgjysmon trotuaret, qytetari: Institucionet bëjnë “qorrin”

Denoncimi/ “Big Market” i Vullnet Sinajt përgjysmon trotuaret, qytetari: Institucionet bëjnë “qorrin”

PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË-Aksioni i ndërmarrë për lirmin e hapësirave publike me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duket se nuk po zbatohet për të gjithë. Së fundmi një qytetar ka denoncuar me foto gjendjen e trotuareve të cilat janë zënë nga disa pika të “Big Market” në Tiranë dhe Vlorë, të cilat janë shndërruar në përgjysmuese trotuaresh e hapësirave publike të këmbësorëve në mes të qytetit. Në imazhet e publikuara në JOQ, hapësirat publike janë zënë nga paleta, frigoriferë, kuti dhe stendat e produkteve. “Ju dërgoj disa foto nga Vlora dhe Tirana, ku Big Market ka zënë komplet trotuaret. Në vend që të ecin njerëzit, ecin mbi paleta, frigoriferë dhe kartona. Po kalove me fëmijë ose me karrocë, del në rrugë, mes makinave! Rama thotë se...