Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mero Baze jep alarmin për Ilir Metën dhe Erion Veliajn, akuza Ulsi Manjës se po i keqtrajtojnë
Gazetari Mero Baze ka ngritur alarmin për trajtimin që po u bëhet në burg ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke akuzuar drejtpërdrejt ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për keqtrajtim dhe diskriminim politik. Përmes një shkrimi të publikuar dje ka kërkuar nga Avokati i Popullit që të nisë hetimet, pasi është në dijeni për Metën dhe Veliajn lidhur me pretendimet e tyre për tejkalim të dhunës psikologjike e fizike në burg dhe presion të SPAK mbi ta. Baze thekson se kjo është hera e parë, pas arrestimit të Fatos Nanos, që dy politikanë të nivelit të lartë ankohen për shkelje të të drejtave të njeriut në burg. “Ilir Meta ka më shumë se një vit në paraburgim, nën pretendimin se mund...