Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal në RTSH! Vasili shkresë Financave për fonde shtesë: 8 milionë euro abuzime, rrezikohen pagat dhe kontratat
Radiotelevizioni Shqiptar është zyrtarisht në krizë të thellë financiare. Drejtoresha e re, Eni Vasili, në muajt e parë të detyrës ka konstatuar situatën alarmante në një komunikim të brendshëm zyrtar, duke pranuar se mungesa e likuiditeteve rrezikon pagesat ndaj punonjësve dhe kontraktorëve të jashtëm. Problemet vijnë pas një periudhe të trazuar me shkarkime, emërime dhe abuzime të njëpasnjëshme, ku menaxhimi i institucionit ka qenë jo vetëm i pakontrolluar, por edhe i dëmshëm financiarisht. Bilanci negativ deri më tani përfshin 730 mijë euro të humbura nga detyrime për punonjës të pushuar, rreth 3.3 milionë euro rrezik për dëmshpërblime nga proceset gjyqësore në vijim, si dhe afro 4 milionë euro humbje nga kontratat për të drejta televizive, ku mbi gjysma janë shpenzime të paplanifikuara. Në total, RTSH...