Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrje anti-shqiptare në ndeshjen Maqedoni-Rumani
Foto ilustruese SHKUP- Përsëriten sërish skenarët e gjuhës urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore antishqiptare. Sipas agjensisë INA, e cila ka publikuar edhe pamjet nga ndeshja e basketbollit, në thirrjet e tifozëve dëgjohet: Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër. Koret vazhduan pavarësisht pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë. Por ky ishte vetëm fillimi. Gjatë gjithë ndeshjes pati kore të tjera...