Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e fundit, po shihet si një mundësi e mirë nga industria fason në Shqipëri për ta kthyer vendin në një qendër prodhimi të artikujve ushtarak duke u shkëputur nga varësia e kontratave me palët e treta dhe për të negociuar direk me këto vende. “Në këtë strategji të përfshihen jo vetëm veshjet dhe këpucët, por një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare ku futen dyshekët, çarçafët, aksesorët për ushtrinë pasi ka një gamë të gjerë të produkteve. Ajo që na intereson është që Shqipëria këtë potencial që ka, ta përdori dhe të bëhet markë në rajon. Ne pretendojmë të mos jemi më dorë e tretë në këtë...