Gjirokastër, “Attempt 2” vë në pranga 4 shtetas për kalimin e paligjshëm të kufirit të 9 emigrantëve

Gjirokastër, “Attempt 2” vë në pranga 4 shtetas për kalimin e paligjshëm të kufirit të 9 emigrantëve

Policia e Shtetit, përmes një postimi të bërë në mediat sociale ka bërë me dije se DVP Gjirokastër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Attempt 2”.U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas (midis tyre dhe organizatori i kësaj veprimtarie kriminale).Sekuestrohen 2 automjete, 400 euro dhe 6 celularë.Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Attempt 2”,...