Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ky vend është shembull i sigurisë rrugore, asnjë humbje jete nga aksidentet
Bota E Shtunë, 2 Gusht 2025 18:25 Helsinki në Finlandë ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme: asnjë vdekje në rrugë gjatë gjithë vitit. Ky sukses i rrallë lidhet me uljen e kufijve të shpejtësisë, dizajnin e kujdesshëm urban dhe masat e forta të kontrollit, përfshirë 70 kamera të reja dhe zbatimin e politikës kombëtare “Vizioni Zero”. Që nga viti 2021, kufijtë e shpejtësisë në zonat e banuara u ulën në 30 km/h, çka sipas ekspertëve përgjysmon rrezikun për këmbësorët. Ndryshimet në infrastrukturë, investimet në shtigje për biçikleta (mbi 1,500 km) dhe përforcimi i transportit publik kanë çuar në një ulje të madhe të përdorimit të makinave dhe aksidenteve. Nga 727 lëndime në vitin 2003, në vitin 2023 ato ranë në vetëm 14, raporton Politico. Modeli...