Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Dhuna brenda familjes/ Djali sulmon me thikë nënën e tij në Dibër, gruaja në gjendje të rëndë
                            Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij. Sipas burimeve lokale, konflikti mes tyre ka eskaluar deri në përdorimin e dhunës fizike, ku djali ka goditur nënën me mjet të mprehtë. Ka dyshime se autori është me probleme të shëndetit mendor. Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.