VIDEO/ Debati për draftin e Kodit të ri Penal, PL: Përpjekje për deformimin e sistemit të së drejtës

VIDEO/ Debati për draftin e Kodit të ri Penal, PL: Përpjekje për deformimin e sistemit të së drejtës

Debati për draftin e Kodit të ri Penal vijon dhe Partia e Lirisë e cilëson si minues të shtetit të së drejtës, ndërsa kërkoi një proces të hapur diskutimi rreth tij. Zv/sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se projektligji i Kodit të ri Penal është një nga përpjekjet më të rrezikshme për deformimin e sistemit të së drejtës. “Në formën e tij aktuale, ky kod nuk është as reformë e drejtësisë e as përmirësim i sigurisë publike, por synon të kthejë ligjin në mjet represioni politik, duke cenuar thelbin e demokracisë dhe të drejtave tona themelore. Ky projektligj fut nene të paqarta për “shpifje publike”, “nxitje urrejtjeje” dhe “cenim të autoritetit shtetëror”, formulime që hapin rrugë për interpretime arbitrare nga prokuroria...