Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët
Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve. Neni 944 e konsideron braktisjen e një kafshe, nga kushdo që ka përgjegjësi mbi të, si vepër penale, kur akti i braktisjes ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj. Për këtë shkelje, drafti parashikon dënim me gjobë ose deri në 3 vite burg. Ndërsa pika 1 e nenit 943 përcakton qartë se: “Shkaktimi i një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm te një kafshë shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht ose në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, – përfshirë aktet me natyrë seksuale – për të cilat kërkohet trajtim veterinar...