Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Në provincën Guizhou të Kinës, ku malet mbulojnë 92% të sipërfaqes, një projekt spektakolar infrastrukture po transformon përgjithmonë peizazhin. Autostrada e re Guizhou-Luan “futet” përmes vargmaleve, nëpërmjet një urë gjigante. Në vend të tunelëve, kthesave të shumta dhe ngjitjeve të ngadalta, Kina ka ndjekur një qasje krejtësisht të re, të “presë” malin përmes. Punëtorët kanë hequr majat, kanë rrafshuar terrenin dhe kanë hapur një rrugë të drejtë, spektakolare, që e shndërron një udhëtim të vështirë 70-minutësh në një udhëtim njëminutësh nëpër qiell. Autostrada përshkon zona të izoluara të Guizhou-t dhe përfundon në një nga projektet më të guximshme të inxhinierisë moderne kineze ne Urën e Grykës Huajiang. 🏔️ They sliced a mountain range in half to lay down a highway. Only one country would dare...