“Nuk shkojmë dot as te varrezat e gjyshërve…”/ Heshtje dhe braktisje, 40 vite harresë, banorët e Gorrishtit në protestë

“Nuk shkojmë dot as te varrezat e gjyshërve…”/ Heshtje dhe braktisje, 40 vite harresë, banorët e Gorrishtit në protestë

Rruga që të çon në këtë fshat është lënë në mëshirën e fatit, në një gjendje të mjerueshme, të pakalueshme dhe të rrezikshme për jetën. Ajo rrugë nuk është më një arterie që lidh një zonë me një tjetër, por një simbol i një padrejtësie të madhe që vazhdon prej 40 vitesh. Pas më shumë se katër dekadash heshtje dhe braktisje nga institucionet, banorët e Gorrishtit kanë ngritur zërin me dinjitet dhe vendosmëri. Me një protestë fisnike dhe të qetë, ata shprehën dhimbjen dhe revoltën e akumuluar nga harresa e gjatë që u është bërë nga shteti. Prej katër dekadash, asnjë investim. Asnjë ndërhyrje. Asnjë shenjë vëmendjeje nga strukturat shtetërore. Vetëm harresë. Vetëm baltë. Vetëm pluhur. Banorët janë të lodhur. Të lënduar. Të zhgënjyer. Premtimet...