Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Po udhëtontë në Athinë për takimin me emigrantët shqiptarë, Qorit i ndodh një “incident”
Arlind Qori TIRANË- Kreut të partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qorit, i ka ndodhur një incident teksa po udhëtonte drejt Athinës. Makina me të cilën ai po udhëtonte u prish, teksa ishte në lëvizje. Qori përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri batuta në lidhje me këtë incident, duke u shprehur se o të mbërrijë në kohë për takimin në Athinë me qytetarët shqiptarë. “Makina e Albanit vendosi të bëjë rezistencë pasive. Sidoqoftë ne nuk do të ndalojmë. Në Athinë do të mbërrijmë gjallë a vdekur, me mushkë, autobus ose në këmbë. Shihemi nesër në Athinë, ora 11:00, për të diskutuar mbi idetë dhe programin e hartuar nga Lëvizja BASHKË! Adresa: Akadimias 50, 10679 Athinë Organismos Politismou, Athlitismou & Neolaias Dimou Athineon”, ka shkruar Qori./ZËRI