Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DETAJE: Vrasja e Hoxhës, 42-vjeçari i arrestuar në Vlorë siguroi armën dhe ndihmoi autorin të arratisej në Greqi
Kleanth Bylyku (alias Armando Gega), u arrestua këtë të premte në Vlorë, pasi akuzohet si një nga autorët e përfshirë në vrasjen e ndodhur më 27 prill, në lagjen“Hajro Çakërri”, ku viktimë mbeti Renato Hoxha. Sipas burimeve brenda policisë së qytetit bregdetar, 42-vjeçari ka patur rolin e ndihmësit të vrasësit të 58-vjeçarit. Ditën e vrasjes ai ka lëvizur në të njëjtin automjet me personin që ka kryer ekzekutimin. Vrasja e rojës së një objekti në ndërtim ka ndodhur me porosi nga Dubai. Ekzekutori është larguar drejt Greqisë pas ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati. Por mësohet se Kleanth Bylyku ka qënë personi që e ka ndihmuar me lëvizjet, i ka dhënë informacionet e duhura për viktimën madje i ka siguruar edhe armën e zjarrit....