Veliaj në spital i shoqëruar nga 30 efektivë policie, Avokati i Popullit nis verifikimin! Komisioneri Ahmet Prençi në paraburgimin e Durrësit

Veliaj në spital i shoqëruar nga 30 efektivë policie, Avokati i Popullit nis verifikimin! Komisioneri Ahmet Prençi në paraburgimin e Durrësit

A i janë shkelur apo jo të drejtat në burg  kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj? Me këtë pyetje Ahmet Prenci,komisioneri kundër torturës pranë avokatit të popullit ka nisur verifikimet në burgun e Durrësit jo vetëm për të paraburgosurin VIP por edhe për të tjerë, qofshin ata ish funksionarë apo qytetarë të thjeshtë. Por intervistimi i kryebashkiakut nga Avokati i Popullit, që pritet të reflektohet në një raport përbën lajm mbas pretendimeve se Erjon Veliaj u shoqërua në një spital për kontroll mjekësor nga një numër të lartë gardianësh e për më tepër përmendet se u largua prej këtyre ambienteve ende pa i dalë narkoza. Ky version hidhet poshtë nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve që insiston se ka respektuar çdo të drejtë të Erjon Veliajt,...