Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kisha që mbijetoi dhe ruajti shpirtin e Zagorisë, Begaj ndan pamje dhe mesazh
Kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Pavlit, e njohur ndryshe si Kisha e Shën Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë (Gjirokastër), është një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. E ndërtuar në zemër të një prej zonave më piktoreske të jugut, kjo kishë është shndërruar vitet e fundit në një destinacion turistik për vizitorët që kërkojnë të njohin historinë përmes arkitekturës dhe artit. Presidenti Bajram Begaj ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo kishë historike, duke e përshkruar me fjalët: “E pikturuar e gjitha me afreske, shfaqet si një befasi e bukur pas malit Dhëmbel”. Në postimin e tij, Begaj thekson më tej: “Ajo i ka mbijetuar pushtimeve dhe regjimit nga kujdesi dhe dashuria e banorëve të zonës, pavarësisht besimeve të...