Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Raile Luzaj, gruaja të cilën togeri famëkeq e torturonte pa mëshirë
Raile Luzaj, motra e profesorit Isuf Luzaj dhe më pas gruaja e patriotit Ceno Çaushi, vjen si një personazh legjendar vuajtjesh në burgje dhe kampe internimi përmes dëshmive të të dënuarve politikë. Në burgjet e komunizmit jo vetëm që gratë nuk kanë munguar, por ato edhe janë torturuar pa pikë mëshire. Raile Luzaj ishte një prej tyre. Railja ishte motra e Isuf dhe Ibrahim Luzaj. Në dosjen e saj, ata cilësohen udhëheqës dhe organizatorë të Ballit Kombëtar të arratisur nga Shqipëria në vitin 1944. Isuf Luzaj është një antif ashist dhe ballist i njohur, një intelektual dhe letrar me përmasa ndërkombëtare i cili ka jetuar për shumë vite në Shtetet e Bashkuara pas ikjes nga Shqipëria. Kur ishte kthyer nga ishulli i Ventotenes në Itali,...