Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Rrezik për lirinë e fjalës”/ Shoqatat e gazetarëve kundër kodit të ri penal
                            Sipas drejtuesve të organizatave, një pjesë e ndryshimeve përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e shprehjes dhe atë të medias në Shqipëri. Organizata e mediave në Shqipëri kanë reaguar sot kundër disa prej ndryshimeve të propozuara në draftin e ri të Kodit Penal. Në një deklaratë publike, përfaqësues të organizatave theksuan se nenet 865 dhe 863, që prekin fyerjen, shtojnë sanksionet penale dhe dëmtojnë konkretisht punën e medias. Sipas drejtuesve të organizatave, këto nene krijojnë klime jo pozitive për mediat dhe ndëshkojnë median dhe qytetarët e angazhuar.