Trump godet Kanadanë me tarifa të reja, 35% për mallrat jashtë marrëveshjes

Trump godet Kanadanë me tarifa të reja, 35% për mallrat jashtë marrëveshjes

Presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që rrit tarifat për mallrat kanadeze nga 25% në 35%, për të gjitha produktet që nuk mbulohen nga marrëveshja tregtare SHBA-Meksikë-Kanada, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Ky hap – që Uashingtoni e lidhi pjesërisht me atë që e quajti dështimi i Kanadasë për të ndalur kontrabandën e fentanilit – përbën goditjen më të fundit në një luftë tarifore që ka zgjatur prej muajsh dhe që Trump e nisi menjëherë pas marrjes së detyrës. Njoftimi, i cili akuzon Kanadanë për “mosveprim të vazhdueshëm dhe hakmarrje”, vjen pasi Trump deklaroi se kryeministri kanadez Mark Carney ishte përpjekur të kontaktonte, por nuk kishte pasur ndonjë bisedë mes tyre. Më herët të enjten, Trump tha se do të ishte “shumë e...