Hetimi i krimeve zgjedhore nga ana e SPAK, analisti Hoxha: Janë një dështim total

Hetimi i krimeve zgjedhore nga ana e SPAK, analisti Hoxha: Janë një dështim total

Analisti Artan Hoxha, thotë se hetimi i krimeve zgjedhore nga ana e Prokurorisë së Posaçme janë një dështim total. Ai kujtoi se një vit më parë, kreu i SPAK Altin Dumani tha para komisionit parlamentar se do të ndërtonte një strategji të posaçme për të parandaluar krimet zgjedhore. ”Në fakt e nxori një strategji nga janari, por më kujtoi atë shprehjen “shumë po shndrin ai diell, por pak po ngroh”. Kështu që i gjithë ai angazhimi për të parandaluar krimet zgjedhore përfundoi pastaj në këtë dështim total, ku Dumani ngre duart lart dhe thotë që kallëzimet janë të pashoqëruara me prova. Mjafton të regjistrojnë çdo konferencë shtypit të Sali Berishës, megjithëse i kanë gati edhe në facebook-un e tij, dhe t’i shikojnë ato, aty ka...