Kamala Harris rikthehet me “107 Days”, libri që zbulon prapaskenat e fushatës më të shkurtër presidenciale në historinë moderne

Kamala Harris rikthehet me “107 Days”, libri që zbulon prapaskenat e fushatës më të shkurtër presidenciale në historinë moderne

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka njoftuar botimin e librit të saj të ri, me titull “107 Days”, ku rrëfen nga brenda përvojën e saj në fushatën presidenciale të vitit 2024. Në një postim në platformën X, Harris shkroi: “Ajo që bota pa gjatë fushatës ishte vetëm një pjesë e historisë. Libri im i ri është një vështrim prapa kuintave të përvojës sime duke udhëhequr fushatën më të shkurtër presidenciale në historinë moderne.” Faqja zyrtare e librit përshkruan veprën si një rrëfim të sinqertë, dinamik dhe zbuluese, duke shtuar se: “Për herë të parë, Kamala Harris tregon historinë e njërës prej garave më të egra dhe më vendimtare presidenciale në historinë amerikane. E shkruar me ndershmëri dhe ritmin e një romani emocionues, ‘107 Days’ ju...