Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Blerjana Bino kundër draftit të ri penal: Ligji që mund të heshtë median!
Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë kanë ngjallur shqetësim në radhët e aktorëve të shoqërisë civile dhe profesionistëve të medias. Në një intervistë për Politiko.al, ekspertja e komunikimit dhe drejtuesja e SCiDEV, Blerjana Bino ka ngritur alarmin për pasojat që këto ndryshime mund të sjellin mbi lirinë e shprehjes dhe gazetarinë në Shqipëri. Ajo vëren me shqetësim mungesën e garancive procedurale për gazetarët, rrezikun e shtuar të autocensurës dhe përdorimin e dispozitave të paqarta si instrument presioni ndaj medias kritike dhe investigative. Në këtë kontekst, Bino bën thirrje për një proces të gjerë konsultimi, të hapur dhe gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet demokratike evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për mbrojtjen e fjalës së lirë. Si e vlerësoni ndikimin që drafti i...