Tmerr në ajër, avioni me gati 300 persona humbet 460 metra lartësi, dhjetëra të plagosur

Tmerr në ajër, avioni me gati 300 persona humbet 460 metra lartësi, dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të papritur prej 460 metrash për vetëm 85 sekonda, për shkak të turbulencave ekstreme. Ngjarja ndodhi rreth dy orë pas nisjes, ndërsa avioni ndodhej në ajër mbi SHBA. Si pasojë e incidentit, të paktën 25 persona u plagosën dhe fluturimi u devijua për një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis/St. Paul, rreth orës 17:30 të mbrëmjes së mërkurë, shkruan A2 CNN. Sipas dëshmitarëve, turbulencat ishin aq të forta sa pasagjerët dhe karrocat me ushqime u hodhën në ajër, duke përplasur gjithçka brenda kabinës. Disa stjuardesa u rrëzuan. Foto nga kabina tregojnë ushqim dhe pije të shpërndara gjithandej. “Njerëzit që nuk kishin...