Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara
Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit. Janë përgatitur një plan masash për rritjen e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 si dhe mobilizimin e strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend. Plani i masave po prezantohen nga ministri i Mbrojtjes, ai i Brendshëm dhe ministrja e Bujqësisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen Civile. “Po vlerësojmë nevojën për ushqim në të gjithë vendin. Aktualisht është mundësia që furnizimi me bazën ushqimore të realizohet në kohë rekord. Që prej ditë së martë në Delvinë janë shpërndarë 20 tonë për bagëtitë. Kemi një kapacitet të ruajtur prej 100 tonë që jemi...