Trump u diagnostikua me insuficiencë venoze kronike: çfarë është dhe pse nuk duhet neglizhuar

Trump u diagnostikua me insuficiencë venoze kronike: çfarë është dhe pse nuk duhet neglizhuar

Në ditët e fundit, disa pamje të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, kanë ngjallur vëmendje për shkak të mavijosjeve të dukshme në duart e tij. Së fundmi, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi përmes një deklarate të mjekut personal se Trump është diagnostikuar me insuficiencë venoze kronike, një gjendje e zakonshme, sidomos tek personat mbi 60 vjeç, por që kërkon vëmendje. Sipas mjekut, Trump kishte vënë re një ënjtje të lehtë në pjesën e poshtme të këmbëve dhe për këtë arsye iu nënshtrua disa kontrolleve, përfshirë një ekografi Doppler. Rezultatet treguan për një formë të lehtë të kësaj sëmundjeje, pa shenja të trombozës apo problemeve arteriale. Çfarë është insuficienca venoze kronike? Bëhet fjalë për një gjendje ku venat, kryesisht në këmbë, nuk arrijnë ta...