Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Izraeli dënon vendimin e Kanadasë për njohjen e shtetit palestinez, ambasada izraelite: Po forconi pozitat e Hamasit në negociata
                            Diplomacia izraelite dënoi qëllimin e qeverisë kanadeze për të njohur shtetin palestinez, duke e përshkruar njoftimin e bërë nga kryeministri Mark Carney si pjesë të një “fushate të çoroditur ndërkombëtare presioni” që do të “forcojë pozicionin e Hamasit në tryezën e negociatave në një kohë kritike”. “Njohja e një shteti palestinez në mungesë të një qeverie përgjegjëse, institucioneve funksionale dhe një qeverie me qëllime të mira” është e barabartë me “shpërblimin dhe legjitimimin e barbarisë monstruoze të Hamasit më 7 tetor 2023”, tha ambasada izraelite në Ottawa në një deklaratë. Presidenca franceze mirëpriti qëllimin e Kanadasë për të njohur shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator dhe siguroi se do të “vazhdojë përpjekjet e saj” në mënyrë që shtetet e tjera të...