Plagosje në Borsh, qëllohet me armë zjarri i riu

Plagosje në Borsh, qëllohet me armë zjarri i riu

Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Borsh ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të 33-vjeçarit Erald Shullazi, me origjinë nga Kruja. Shullazi ka marrë një plumb në dorë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Himarës ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes, Hekuran Çelaj, 42 vjeç, banues në Borsh, si dhe shokun e tyre, Albert Dollakun, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në konflikt. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, në një prej lokaleve të Borshit, ku miqtë ishin duke konsumuar alkool. Në rrethana ende të paqarta për mediat, mes tyre ka ndodhur një konflikt, dhe në një moment, Hekuran...