Kanadaja ndjek Francën dhe Britaninë, planifikon të njohë shtetin e Palestinës

Kanadaja ndjek Francën dhe Britaninë, planifikon të njohë shtetin e Palestinës

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka njoftuar se vendi i tij planifikon të njohë shtetin e Palestinës në shtator, duke u bërë shteti i tretë nga G7 që shpall një vendim të tillë në ditët e fundit, pas Britanisë së Madhe dhe Francës. Në një deklaratë për mediat, Carney tha se njohja do të kushtëzohet me reforma demokratike nga Autoriteti Palestinez, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja vitin e ardhshëm dhe përjashtimin e Hamasit nga procesi zgjedhor. “Po shohim një përkeqësim të thellë të situatës humanitare në Gaza dhe një zgjerim të paligjshëm të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Perspektiva për një shtet palestinez po gërryhet përpara syve tanë,” u shpreh kryeministri kanadez. Sipas tij, Kanadaja do ta shpallë njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës...