Kur 17-vjeçarja Maria Sharapova do të rrëzonte nga froni i Wimbledon-it, Serena  Williams, dhe përmbyste rendin

Kur 17-vjeçarja Maria Sharapova do të rrëzonte nga froni i Wimbledon-it, Serena Williams, dhe përmbyste rendin

Albert Vataj Ishte viti 2004 kur një vajzë 17-vjeçare, e panjohur për shumicën, përmbysi rendin e vendosur të tenisit botëror. Maria Sharapova jo vetëm që mundi Serena Williams në finalen e Wimbledon-it, por hyri me vrull në një botë ku triumfi i një gruaje të re shpesh kërkon një çmim më të lartë se trofeu. Ajo fitore do të niste jo vetëm një karrierë brilante, por edhe një narrativë të tensionuar, të përfolur, të shtrembëruar, të mitizuar. Dhe gjithçka nisi me një shtrëngim duarsh… që shumëkush këmbëngul se nuk ndodhi kurrë.Në vitin 2004, një 17-vjeçare me emrin Maria Sharapova tronditi botën kur mundi Serena Williams me sete të pastra dhe fitoi Wimbledon-in, duke u bërë gruaja e tretë më e re që ngre trofeun. Por...