Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Së shpejti nis gjykimi për vrasjen e Ilaria Sulës, nëna e Mark Samson kërkon t’ia “hedhë paq”
Nors Manlapaz dhe Mark Samson ITALI- Rasti i vrasjes brutale të Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare nga Shqipëria, po shkon drejt gjykimit. Gjyqtarja e hetimeve paraprake të Tribunalit të Romës, Antonella Minunni pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke urdhëruar gjykimin e menjëhershëm të Mark Antony Samson. Sipas rindërtimit të çështjes, hetuesit dolën në përfundimin se Samsoni vrau ish-të dashurën e tij me tre plagë thike në qafë, më pas e fshehu trupin në një valixhe të braktisur në një përrua në zonën e Capranica Prenestina, rreth 40 km larg Romës. Shqiptarja ishte zhdukur më 25 mars dhe u gjet e vdekur më 2 prill. Autopsia konfirmoi se ajo vdiq nga shoku hemorragjik, i shkaktuar nga plagët me thikë. Ndër elementët që çuan në kërkesën për një gjyq të menjëhershëm...