‘Faturë fiktive për Ambasadën italiane’/ Dosja: Arkëtimi i lekëve u zgjidh falë ndërhyrjes së Xoxës

‘Faturë fiktive për Ambasadën italiane’/ Dosja: Arkëtimi i lekëve u zgjidh falë ndërhyrjes së Xoxës

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa, sipas dosjes së SPAK, kishte kontroll të plotë në funksionimin e OJF-ve që nga momenti i aplikimit për projekte në institucione shtetërore e deri te lëshimi i faturave fiktive duke përdorur dhe emra të personave që nuk ishin pjesë. Në dosje paraqitet rasti i italianit Domenico Chirici që rezulton të ishte kurator i një ekspozite tjetër, por emri i tij u përdor për të lëshuar një faturë për një event në të cilin nuk kishte marrë pjesë. Gjithashtu në dosje zbulohen dhe faturat fiktive për një projekt që kishin me ambasadën italiane, ndërsa arkëtimi u zgjidh nga Xoxa. Driant Zeneli, i cili në letra kishte postin e drejtorit ekzekutiv të organizatës, nuk vepronte si i tillë....