Ngadalësohet transporti nga ajri në tremujorin e dytë

Ngadalësohet transporti nga ajri në tremujorin e dytë

Lëvizja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj përmes ajrit është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.Në tremujorin e dytë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.052.511 pasagjerë nga 2.879.158 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 6,0%.Kjo rritje është shumë më e ngadaltë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur INSTAT raportonte se në tremujorin e dytë 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.879.158 pasagjerë nga 1.747.887 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 64,7%.Sipas INSTAT, në transportin ajror gjatë tremujorit të dytë 2025 kanë operuar 29 shoqëri ajrore, nga këto 28...