Rama dhe Vengu në Zall Herr, kryeministri: Forcat tona të Armatosura, në rrugën e një transformimi historik

Rama dhe Vengu në Zall Herr, kryeministri: Forcat tona të Armatosura, në rrugën e një transformimi historik

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes. Me rastin e 16-vjetorit të hyrjes së Shqipërisë në NATO në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr u mbajt një ceremoni, ku u prezantuan armatimet më të reja të ushtrisë shqiptare.. Fjalën e hapjes së mbajti drejtori i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako, i cili bëri një rezyme të punëve të bëra deri tani nga struktura që drejton dhe me objektiv arritjen e synimeve dhe ndihmën që Shqipëria të avancojë në rrugën drejt integrimit në BE. Çako tha se Mbrojtja Civile dhe Emergjencat janë përfshirë në dhjetëra operacione shpëtimi brenda vendit, por edhe në disa të...