Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Under’, restoranti nën det që po e bën Norvegjinë destinacion gastronomik
Në bregdetin e ashpër të jugut norvegjez, ku deti Skagerrak përplas dallgët mbi shkëmbinj, një strukturë betoni shfaqet si një portë misterioze për në botën e heshtur nën ujë. Ky është “Under”, restoranti i parë nënujore në Evropë dhe njëkohësisht më i madhi i këtij lloji në botë. I hapur në vitin 2019 në Båly të Lindesnes, ky destinacion unik ka transformuar jo vetëm mënyrën se si përjetohet gastronomia, por edhe vetë lidhjen mes njeriut dhe natyrës detare. Projektuar nga studioja e famshme arkitekturore norvegjeze Snøhetta, “Under” është një skulpturë funksionale e zhytur rreth 5 metra nën sipërfaqen e detit. Me një dritare panoramike prej 11 metra gjerësi, vizitorët shijojnë një spektakël të vërtetë natyre: peshq që lëvizin ngadalë, algat që valëviten dhe një botë...