Andia Ulliri nuk e merr mandatin as në KAS, Arjan Ndoja konfirmohet fitues në Durrës

Andia Ulliri nuk e merr mandatin as në KAS, Arjan Ndoja konfirmohet fitues në Durrës

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për shpalljen e kandidatëve fitues në qarkun e Durrësit, duke rrëzuar ankimimin e kandidates së Partisë Demokratike, Andia Ulliri. Ulliri pretendonte se mandati duhej t’i jepej asaj, duke u mbështetur në kuotën ligjore për përfaqësimin gjinor duke argumentuar se, sipas rregullit që garanton përfshirjen e gjinisë më pak të përfaqësuar, i takonte të zëvendësonte kandidatin e shpallur fitues, Arjan Ndoja. Vendimi i KAS hyn në fuqi menjëherë, por ndaj tij mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda pesë ditëve nga shpallja. Argumentet përfundimtare të vendimit do t’u dorëzohen palëve ditën e nesërme. Përfaqësuesi ligjor i Ullirit, Indrit Sefa, ka...