Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vetëm im bir pa dosje”/ 6 muaj në paraburgim, Erion Veliaj reagim nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik
Nga qelia e paraburgimit në Durrës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar teksa kanë kaluar 6 muaj nga ndalimi i tij me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale. Në reagimin e tij Veliaj flet për akuzat që i janë komunikuar, mënyrën sesi janë ndjekur procedurat nga SPAK. Në këtë letër, ai flet për mënyrën si pesë agjentë të BKH-së i kanë komunikuar akuzën në burg, një orë pasi lajmi ishte shpërndarë në disa media. “Nuk kishte asnjë surprizë,” shkruan ai, duke akuzuar organet e drejtësisë për shkelje të sekretit hetimor dhe përdorimin e medias si instrument presioni publik. Veliaj e cilëson akuzën ndaj tij si një “copy-paste” të kërkesës së paraburgimit dhe pretendon se nuk ka asnjë provë penale...