Veliaj reagon nga qelia, liston 7 pyetje për SPAK: Pse letrat anonime përdoren për hetime 20-vjeçare?

Veliaj reagon nga qelia, liston 7 pyetje për SPAK: Pse letrat anonime përdoren për hetime 20-vjeçare?

Në reagimin e tij Veliaj flet për akuzat që i janë komunikuar, mënyrën sesi janë ndjekur procedurat nga SPAK. Në këtë letër, ai flet për mënyrën si pesë agjentë të BKH-së i kanë komunikuar akuzën në burg, një orë pasi lajmi ishte shpërndarë në disa media. “Nuk kishte asnjë surprizë,” shkruan ai, duke akuzuar organet e drejtësisë për shkelje të sekretit hetimor dhe përdorimin e medias si instrument presioni publik. Veliaj e cilëson akuzën ndaj tij si një “copy-paste” të kërkesës së paraburgimit dhe pretendon se nuk ka asnjë provë penale ndaj tij për 12 vite detyrë si ministër dhe kryebashkiak. Ai përmend projektet madhore të kryeqytetit si Teatri, Piramida, Pazari i Ri, Shkolla “Sami Frashëri”, Astiri, Bulevardi i Ri, për të cilat, sipas tij,...