U mor i pandehur, Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua

U mor i pandehur, Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se akuza është copy paste me kërkesën e paraburgimit. Postimi i plotë Miq dhe dashamirës, Uroj të jeni mirë të gjithë, e teksa përgatiteni të shkoni për pushime me familjet tuaja, ju lus të më kushtoni pak minuta, si përgjigje për letrat tuaja të shumta, pas 6 muajsh burg paradhënie në Durrës. Javën e kaluar, pesë agjentë të BKH-së mbërritën në IEVP Durrës për të më komunikuar akuzën, edhe pse kisha autorizuar avokatët ta merrnin dosjen në Tiranë. Një orë përpara mbërrijnë fillimisht mediat, të cilat njoftohen sistematikisht për spektaklin me të burgosurin 9216 – qartazi, as nga unë e as nga avokatët,...