Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alarmi për cunam në Japoni, autoritetet evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës
Pas alarmit për cunam në Japoni, si pasojë e tërmetit 8.8 Rihter që goditi që goditi lindjen e largët të Rusisë, në Gadishullin Kamchatka, Japonia ka evakuuar centralin bërthamor të Fukushimës. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Kompania e Energjisë Elektrike të Tokios tha se masa për evakuim është ndërmarrë “për të garantuar siguri absolute”. Në deklaratën e kompanisë thuhet: “Ne kemi konfirmuar se i gjithë personeli në centralet bërthamore Fukushima Daiichi dhe Fukushima Daini është evakuuar në vende më të larta dhe nuk është raportuar për të lënduar deri në këtë orë. Ne gjithashtu kemi konfirmuar se nuk ka anomali në parametrat ose pajisjet e uzinës në të dyja uzinat. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër...