Mashtrim dhe falsifikim, Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

Mashtrim dhe falsifikim, Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka shpallur fajtor ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, duke i zbritur nga 6 në 4 vite burg dënimin për të. Kryesuesja e seancës gjyqësore Valdete Hoxha ka vendosur lënien në fuqi të vendimit për dënimin e zyrtarit, duke ndryshuar vetëm masën e dënimit që kishte dhënë kohë më parë Gjykata e Faktit në Gjirokastër e cila i kishte akorduar 6 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar pasi Taçi pranoi që kishte konsumuar veprat penale dhe shkaktuar dëm të qytetarëve dhe shtetit. Duke parë se Taçi pati kërkuar gjykim të shkurtuar, ai do të qëndrojë në burg për 2.8 vite. Prej kësaj zbritet dhe koha e vuajtur në shtëpi, dhënë nga Gjykata e Shkallës...