Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Manjani akuza Qeverisë: Kodi i Ri Penal është arma për grabitjen e pronës
Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania disa nga nenet e draftit të kodit të ri penal, të cilat sipas tij paraqesin anomali. Sipas Manjanit, një nen që është përsëritur disa herë, që thotë ‘pasurimi i paligjshëm i kujtdo’, është një mjet për t’i grabitur pronën qytetarëve. “Të ndalon polici në rrugë dhe të thotë këtë xhaketën ku e ke blerë se s’ma mbush mendjen. Duhet mbrojtur pasuria, nuk mundet kodi penal të jetë arma e grabitjes së pronës, është e tmerrshme. Kjo është normale vetëm për shoqëritë bolshevike, kjo është majmunizëm nuk është logjikë. Aktualisht kjo bëhet me ligjin antimafia vetëm për persona që indicie që ka vepër penale, kjo është tjetër gjë. Në kodin e ri është për çdo qytetar....