Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ U trafikua për prostitucion, dhuna dhe traumat e çuan në skizofreni! Nëna apel për drejtësi: Trafikuesit që ma çmendën vajzën janë të lirë
Emisionin Fiks Fare solli rastin e Linditës, një nënë 55-vjeçare nga Fieri, e cila rrëfen historinë dramatike të vajzës së saj, tashmë 29 vjeç. Sipas Linditës, vajza u trafikua në moshën 20-vjeçare drejt Italisë, ku nisi kalvari i dhimbjes, abuzimit dhe shkatërrimit mendor. Në vitin 2016,Lindita tregon se pas ndarjes nga bashkëshorti për shkak të dhunës, e bija u largua drejt Italisë, duke lënë pas djalin e saj të vogël. Nëna e shqetësuar denoncoi rastin në Policinë e Fierit, por iu tha se vajza ishte madhore dhe nuk mund të ndërhynin. Vetëm përmes sistemit TIMS, Lindita mësoi se vajza ishte nisur nga Vlora për në Itali. Një vit më pas, e bija e telefonoi dhe tha se po punonte si kujdestare, por fotot e saj...